Rrjeti i organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës
The Network of Roma, Ashkali and Egyptian Women Organizations of Kosovo
E kosovake Romane, Ashkaliengre thaj Egipqanengre Djuvlengro Organisacierngri Kedin

Mirësevini në RROGRAEK

Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës është një rrjet i cili vepron në tërë rajonin e Kosovës, e përqëndruar kryesisht në zonat / komunat ku jetojnë komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas. Ne jemi të angazhuar për të ndihmuar dhe motivuar gjitha aktivistët dhe organizatat që përpiqen për të përmirësuar pozitën e grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase dhe ato që përpiqen për paqen dhe dialogun ndër-etnik në Kosovë dhe jashtë saj.

Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase në Kosovë (RROGRAEK) është themeluar në vitin 2000 si një rrjet joformal i organizatave dhe aktivistëve nga të gjitha zonat e Kosovës, të mbështetur dhe ndihmuar nga OSBE-ja dhe KFOS-i, konkretisht nga programi i grave në Kosovë. Pavarësisht nga vullneti dhe dëshira e të gjithë anëtarëve të rrjetit për të vazhduar aktivitetet e tyre pas një seri trajnimesh dhe takimesh, rrjeti ndërpreu  aktivitetet e veta dhe veprimet për një periudhë të caktuar kohore. Në dhjetor të vitit 2006, me mbështetjen e UNIFEM-it (UNWOMEN), Zyra në Kosovë, në bashkëpunim dhe mbikëqyrjen e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore QKSGJ rrjeti rifilloi aktivitetet e saj si një organizatë jo-fitimprurëse dhe jo-Qeveritare me një strategji të qartë veprimi.

Pas regjistrimit formal të rrjetit në shtator të vitit 2007, Rrjeti me ndihmën e QKSGJ u institucionalizua si një organizatë joqeveritare. QKSGJ, në kuadër të projektit të ashtuquajtur "Ndërtimi i kapaciteteve për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptase me mbështetjen e UNIFEM-it Zyra në Kosovë, organizoi një sërë aktivitetesh për ngritjen e kapaciteteve të stafit RROGRAEK. Fillimisht, me ndihmën e QKSGJ, rrjeti zhvilloi  planin e tij  strategjik për periudhën 2008-2010 dhe ka ndihmuar në konsolidimin e stafit dhe krijimin e Bordit. Së fundi në vitin 2011, RROGRAEK përsëri me ndihmën e QKSGJ harrtoi edhe planin  strategjik dhe strategjinë spinoff e cila ndihmoi RROGRAEK-un për të vepruar si një institucion i pavarur. Sot RROGRAEK ka zyrat e veta dhe ka staf të përhershëm i cili është angazhuar në projekte të ndryshme dhe aktivitete.

Find us:


web site:
www.rrograek.org
email: info@rrograek.org
Tel: 038 / 735 - 991

Raport Monitorues

Duke u bazuar ne Strategjine  tre vjeçare,  RROGRAEK ka publikuar raporte hulumtuese per çeshtje te rendesishme qe i prekin grate dhe vajzat e reja te komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptase ne Kosove. Me poshte mund te gjeni listen e publikimeve te cilat mund t’I shkarkoni.

Shkarko PDF